Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Kids Club”

8 Nëntor 2022

Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Kids Club” Prishtinë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi shërben që studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, t’u ofrohet mundësia për punë praktike në institucionin parashkollor “Kids Club”.

Dekani i fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Hysen Kasumi shtoi se marrëveshja të tilla bashkëpunimi ngërthejnë në vete rëndësinë e madhe për të ardhmen e studentëve.

Share: