Kolegji AAB nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Coca-Cola HBC Kosova

29 Qershor 2018

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke nënshkruar me institucione të rëndësishme, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi edhe me kompaninë të Coca-Cola HBC Kosova.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe drejtori Ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Ky memorandum synon të përcaktojë fushën e bashkëpunimit midis palëve për realizimin e interesave të ndërsjella në fushën e kërkimit, punës praktike dhe partneritetit në projekte të përbashkëta.

Po ashtu, me këtë memorandum bashkëpunimi, studentët e departamenteve përkatëse të Kolegjit AAB do të angazhohen për punë praktike në sektorët përkatës të Coca-Cola HBC Kosova sipas specifikave të programeve studimore të AAB-së.

Kjo marrëveshje parasheh edhe forma të tjera të bashkëpunimit të cilat kanë për synim promovimin e nismave të përbashkëta të cilat i shërbejnë arritjes së objektivave strategjike të të dyja palëve, zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe krijimin e mundësive për individë dhe grupe të individëve.

Studentët e Kolegjit AAB do të njoftohen me kohë për të gjitha mundësitë e ofruara Coca-Cola HBC Kosova dhe do të mbështeten në vazhdimësi nga AAB për të gjitha procedurat e nevojshme për aplikim për punë praktike në këtë kompnani.

Share: