Kolegji AAB nisi Shkollën Verore Ndërkombëtar për Demokraci dhe Zhvillim

14 Gusht 2017

Ka filluar Shkolla Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim e organizuar nga Kolegji AAB.

Hapjen e punimeve e bëri shefi i Zyrës për Bashkëpunime Ndërkombëtare i Kolegjit AAB, Liridon Bajrami.

Pjesëmarrës në këtë Shkollë Verore janë studentë nga vende të Evropës e më gjerë, si nga: SHBA, Kanda, Gjermania, Franca, Belgjika, Lituania, Turqia, Maqedonia, Shqipëria, etj… si dhe studentë nga Kosova.

Numri studentëve pjesëmarrës në këtë edicion të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim është rreth 50.

Punimet në këtë shkollë verore do të zgjasin dy javë, ku studentët pjesëmarrës do të fitojnë nga 4 kredi, pastaj do të zgjidhen 10 punimet më të mira të cilat do të publikohen në Revistën kërkimore Ndërkombëtare “Thesis”.

Për më shumë informata rreth programit të Shkollës Verore Ndërkombëtar për Demokraci dhe Zhvillim , klikoni linkun zyrtar: https://iss.aab-edu.net/

Share: