Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Kolegji AAB saktësisht Fakulteti i Infermierisë ka qëndruar pranë qytetarëve të grupmoshave të ndryshme në të gjtha komunat e Kosovës për të ofruar shërbime infermierore falas.
Qëllimi i këtij organizimi ishte mirë informimi i qytetarëve për promovimin e jetës së shëndetshme gjatë tri periudhave të jetës, gjithashtu edhe në ndërgjegjësimin e publikut për këtë ditë e cila shënohet në gjithë botën por edhe nga Kolegji AAB tash e një kohë.
Dekani i Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, prof.dr. Idriz Sopjani u nda i kënaqur me rezultatet finale të këtij organizimi, ai tha se qytetarët në moshë që kishin nevojë për këto shërbime infermierore nuk hezituan t’ u afroheshin tendave të Kolegjit AAB.
“Është gjithmonë e rëndësishme të kujdesemi për personat e moshës së tretë. Kolegji AAB gjithmonë ka organizuar aktivitete të cilat kanë të bëjnë me promovimin e jetës së shëndetshme, andaj edhe ky aktivitet u prit jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e sidomos nga të moshuarit të cilët patën rastin të marrin shërbime falas të cilat i ofroi Fakulteti I Infermierisë”, tha dekani Sopjani.
Ai gjithashtu shtoi se çdo qytetar duhet të bëjë përpjekje maksimale për edukimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit sa i përket 1 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.
Qytetarët që ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet falënderuan Kolegjin AAB, që gjithmonë përkrah inciativa të tilla qoftë duke duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ta.