Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është shënuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, me aktivitete nga studentët dhe dekanati i fakultetit. Përmes një aktiviteti në sheshin e Prishtinës, studentët dhe profesorët tanë kanë bashkëbiseduar me qytetarët për këtë ditë duke i informuar ata më shumë rreth kësaj dite si dhe sfidat e këtij profesioni. Ndërsa aktiviteti tjetë është mbajtur përmes një tryeze diskutimi në Kolegjin AAB. Në këtë tryezë u diskutuan dy pika kryesore: përkthimi në epokën e digjitalizimit: konteksti i Kosovës dhe roli i akademisë në profesionin e përkthyesit.
Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Aida Alla, falënderoi të pranishmit derisa theksoi rolin e rëndësishëm që kanë përkthyesit. Dy panelistët tjerë, Bruno Neziraj dhe Afrim Hyseni treguan për të pranishmit ndikimin e madh që zhvillimi teknologjik ka pasur në fushën e përkthimit dhe përmirësimet që duhen bërë nga akademitë në Kosovë në këtë fushë.
Profesorët e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, folën për angazhimin maksimal që bëhet për studentët, në mënyrë që në të ardhmen të jenë të gatshëm për tregun e punës dhe të mësojnë saktë etikën e punës që i takon një përkthyesi.