Në kuadër të programit Capacity Building të projektit CreaTech, u mbajt punëtoria e titulluar “Entrepreneurial Lab – Business Modelling Workshop” në Sallën e Konferencave të Kolegjit AAB, ku morën pjesë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme. Workshop-i u udhëhoq nga profesori Agron Mustafa dhe profesoresha Kosovare Ukshini.
Ky workshop u zhvillua në format hibrid (onsite dhe online) dhe përfshiu një ligjëratë mbi Business Model Canvas (BMC) dhe Value Proposition Canvas (VPC), dy mjete të rëndësishme për krijimin dhe zhvillimin e ideve të biznesit. Pas ligjëratës, u zhvillua një ushtrim praktik në grup, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të zhvillonin dhe prezantonin ide të reja dhe kreative për bizneset e lidhura me Industritë Kreative dhe Kulture (CCI).
Ky workshop synon të forcojë aftësitë e pjesëmarrësve në krijimin e modeleve të biznesit dhe t’i përgatisë ata për sfidat e ardhshme në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes.
Projekti CreaTech financohet nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion, në kuadër të skemës financuese të Horizon Europe të Komisionit Evropian.
CREATECH zbatohet në bashkëpunim me:
Associated Partners të projektit CREATECH janë:

