Kolegji AAB organizon vizitë studimore për studentët e Psikologjisë në organizatën “Duart plotë mëshirë”

20 Shkurt 2018

Kolegji AAB organizoi vizitë studimore me studentët e Fakultetit  të Psikologjisë në Organizatën “Duart Plotë Mëshirë” në Vitomiricë të qytetit të Pejës dhe në Shkollën Fillore “Bajram Curri” në Istog.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentëve të ju mundësohet për së afërmi të njoftohen me punën e organizatës e cila ofron edhe programin për shërbime psiko-sociale për fëmijët të cilët kanë nevojë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate  mirëpritën  studentët dhe stafin e AAB-së, duke përshkruar fillimisht një historik të shkurtër të themelimit të organizatës, sfidat e ndryshme me të cilat organizata ishte ballafaquar si dhe sukseset e shumta që organizata kishte arritur falë dëshirës dhe vullnetit të madh të stafit dhe donatorëve.

Me këtë rast studentët e Psikologjisë patën mundësi që të drejtojnë edhe pyetje të ndryshme psikologës e cila gjithashtu ishte prezente në vizitën studimore.
Studentët pas kësaj vizite u ndanë shumë të kënaqur dhe shprehën mirënjohje  për angazhimin e AAB-së që përveç mësimit dhe anës teorike ata po kanë mundësi që të marrin edhe njohuri praktike në organizata adekuate për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale.

 

 

Share: