Kolegji AAB partner në projektin e financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor

19 Prill 2024
AAB College is a partner in the project financed by the Western Balkans Fund

Fondi i Ballkanit Perëndimor ka aprovuar financimin e projektit “Eksplorimi i dimensioneve të menaxhimit publik, politikave dhe administrimit nëpër sektorë të ndryshëm” i cili do të implementohet gjatë 10 muajve të ardhshëm. Projekti ështi i udhëhequr nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut dhe Kolegji AAB do të jetë partner në këtë projekt.

Fakultete nga 6 institucione të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë dhe do të angazhohen në mënyrë aktive në një hulumtim i cili do të prezantohet në një konferencë të përbashkët rajonale të organizuar në kuadër të projektit, ku edhe palët e interesuara nga sektorë të ndryshëm do të mund të prezantojnë dhe diskutojnë gjetjet e tyre. #WesternBalkansFund

Share: