Prorektorja për Çështje Akademike, Furtuna Mehmeti, dhe Zyrtarja për Projekte, Erëza Mehmeti, nga Kolegji AAB morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit, e organizuar nga Edward Bernays University of Applied Sciences në Kroaci.
Ky aktivitet ka sjellur bashkë stafin akademik dhe administrativ nga shumë vende të Evropës, duke theksuar rëndësinë e ndërkombëtarizmit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë.
Gjatë takimeve dhe punëtorive u diskutuan edhe ide për projekte të përbashkëta në kuadër të Erasmus+, ndërsa në panairin me studentë u prezantua profili i Kolegjit AAB që zgjoi interesim tek ta rreth mundësisë së shkëmbimit për studime apo punë praktike në institucion.
Poashtu, delegacioni nga Kolegji AAB morën pjesë edhe në forumin e organizuar nga Edward Bernays University, kështu duke përmbyllur me sukses aktivitetin e Javës Ndërkombëtare.