Kolegji AAB, bashkë me dhjetë partnerë të tjerë institucional: Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Vushtrrisë, Coca-Cola HBC Kosova, Qendrën e Studentëve, Kolegjit RIT, Green Art Centre Kosova, KRM Uniteti, Qendrën për Përkrahjen e Punësimit dhe Ruajtjen e Ambientit dhe Green Eko Recycling, nënshkruan marrëveshjen për të qenë pjesë e implementimit të kampanjës “Ruje, mos e gjuj”.
Marrëveshja e cila u nënshkrua në Ditën Botërore të Riciklimit, synon kryesisht të rrisë vetëdijesimin rreth rëndësisë së krijimit të sistemit të duhur për menaxhimin e mbeturinave dhe rreth riciklimit në përgjithësi.
Nën sloganin “Ruje, mos e gjuj” do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, me qëllim të mbledhjes dhe riciklimit të shisheve të plastikës dhe kanaçeve.
Ky projekt, do të implementohet këtë vit nga marsi deri në nëntor.