Në punëtorinë një ditore të platformës “Kosova Job”, këtë radhë ka marrë pjesë edhe Kolegji AAB, ku u diskutua rreth “Zhvillimit të kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë”. Trajner gjatë kësaj punëtorie ishte Visar Ademi, i cili ka krijuar qendrën e parë të karrierës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kishte pjesëmarrës shumë universitete publike e private të Kosovës.
Ademi, tregoi se si arriti të hapte qendrën e karrierës në vitin 2005/2006, me sfidat gjatë rrugëtimit dhe për rolin e kësaj qendre që prej hapjes së saj.