Kolegji AAB po trajnon stafin mësimdhënës të Komunës së Istogut

26 Nëntor 2018

Ekspertë të mësimdhënies të Kolegjit AAB, ditë më parë kanë mbajtur trajnim për aftësimin e mësimdhënësve të Komunës së Istogut në fushën e qasjeve bashkëkohore të mësimdhënies e të të nxënit.

Në trajnimin gjysëmditor morën pjesë gjithsej 56 mësimdhënës nga shtatë shkollave fillore e të mesme të ulëta të Istogut, të organizuar në dy grupe të trajnimit.

Trajnimi u organizua nga katëer orë në dy turne (para dhe pas dite) për të mos penguar orarin e mësimit në shkolla. Temat e shtjelluara gjatë trajnimit ishin: teoritë moderne të mësimdhënies, strategjitë e mësimdhënies konstruktiviste, dhe vlerësimi i nxënësve.

Në javen tjetër pritet vazhdimi i programit të bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Istog me implementimin e pjesës së dytë të trajnimit në fushën e planifikimit të orës mësimore.

Programi i bashkëpunimit ka për qëllim lehtësimin e implementimit të kurrikulave të reja në shkollat e Komunës së Istogut.

 

Share: