Kolegji AAB shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

12 Maj 2020

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, përmes diskutimit në një paneli të përbërë nga pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, ekspertë të kësaj fushe dhe profesionistë të spikatur.

Pjesëmarrës në këtë panel ishin:

Dekani i Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, z. Idriz Sopiani, Kryetari i Odës së Infermiereve të Kosovës, z. Naser Rrustemi, Koordinatoria e Infermierëve në SHSKUK, zj. Lirije Beqiri, Akademik – Epidemiolog, z. Isuf Dedushi, Director of Centre for Social Care, Health and Related Research, Birmingham school of health sciences, z. Joanne Brooke, President of Nurses and Midwives Association of Slovenia, zj. Monika Ažman, Integrations coordinator – Agaplesion Elisabethenstift, z. Felix Vacek, Eksperte e Infermieristikës Tiranë, zj. Sajmira Aderaj dhe zj. Fatjona Kamberi nga Universiteti “Ismail Qemaili” – Vlorë.

Ky diskutim kishte në fokus rolin e Infermierisë në këtë periudhë të Pandemisë si dhe rëndësinë e këtij profesioni.

Pjesëmarrësit patën rastin të sjellin eksperiencat e ndyshme nga vendet e tyre, duke folur për sfidat dhe vështirësitë e mëdha që ka sjellë Pandemia COVID-19 për gjithë sistemin mjekësor e veçanërisht për Infermjerët në mbarë botën.

Fuqizimi i rolit të Infermjerëve ishte një nga temat e diskutura gjatë këtij takimi online, ku u fol edhe për trajnimet që kanë organizuar vendet e ndryshme për të përgaditur stafin e infermierëve.

Ky diskutim u vlerësua lartë nga panelistët si mundësi shumë e vlefshme për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe për të mësuar nga eksperiencat e njëri tjetrit. 

Share: