Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB do të organizojë një webinar me temën
“AI in Requirements Engineering: Opportunities, Challenges, and the Path Forward”, duke sjellë në fokus një nga zhvillimet më aktuale në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë së softuerit.
Folës i këtij webinari do të jetë Arlind Avdullahu, i cili ka përvojë si asistent kërkimor në fushën e inxhinierisë së softuerit dhe aktualisht punon si inxhinier i kërkesave në ERGO Group AG, një nga grupet më të mëdha ndërkombëtare në industrinë e sigurimeve.
Ky aktivitet synon të trajtojë rolin e Inteligjencës Artificiale në procesin e definimit dhe menaxhimit të kërkesave, duke analizuar mundësitë që ajo ofron, sfidat që paraqet, si dhe drejtimet e ardhshme të zhvillimit në këtë fushë.
Ngjarja do të mbahet më 14 prill, në orën 15h00, në Sallën e Konferencave, si dhe në format online.
Pjesëmarrja online përmes Google Meet:
https://meet.google.com/bgz-iham-whv