Me tematikën “Histori – Identitet – Integrim” është shënuar 25 vjetori i çlirimit të Kosovës me takimin PanShqiptar Ndërballkanik Euroatlantik.
Në këtë takim morën pjesë studentët dhe stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, si pjesë e “Takimit të studentëve të shquar të botës dixhitale në Ballkanin Perëndimor”.
Kolegji AAB u nderua me çmimin e madh “Teknologji dhe Inovacion 2050”, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija me çmimin “Ambasador i Teknologjisë së Re” dhe studentët e këtij fakulteti morën çmimin “Perspektiva Dixhitale”.
Profesorët prezent në këtë takim ishin: Rilind Muharremi, Rahmil Limani, Xhevdet Spahiu, Arbër Parduzi dhe Gani Zogaj. Ndërsa studentët prezent ishin: Agnesa Bajgora, Dionesa Beka, Donjeta Bajgora, Blearta Ahmeti, Jetmir Ibrahimi, Besarta Ahmeti, Xhemile Sylejmani, Sidorela Gjoka, Emona Telaku dhe Lea Salihu.