Kolegji AAB, stafi dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike nderohen me çmime në “Takimin e madh të Prishtinës 2024”

29 Prill 2024
AAB College, staff and students of the Faculty of Computer Sciences are honored with awards at the "Great Meeting of Pristina 2024"

Me tematikën “Histori – Identitet – Integrim” është shënuar 25 vjetori i çlirimit të Kosovës me takimin PanShqiptar Ndërballkanik Euroatlantik.

Në këtë takim morën pjesë studentët dhe stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, si pjesë e “Takimit të studentëve të shquar të botës dixhitale në Ballkanin Perëndimor”.

Kolegji AAB u nderua me çmimin e madh “Teknologji dhe Inovacion 2050”, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija me çmimin “Ambasador i Teknologjisë së Re” dhe studentët e këtij fakulteti morën çmimin “Perspektiva Dixhitale”.

Profesorët prezent në këtë takim ishin: Rilind Muharremi, Rahmil Limani, Xhevdet Spahiu, Arbër Parduzi dhe Gani Zogaj. Ndërsa studentët prezent ishin: Agnesa Bajgora, Dionesa Beka, Donjeta Bajgora, Blearta Ahmeti, Jetmir Ibrahimi, Besarta Ahmeti, Xhemile Sylejmani, Sidorela Gjoka, Emona Telaku dhe Lea Salihu.

Share: