Kolegji AAB themelon Qendrën për Aftësim Profesional dhe Inovacion

30 Shtator 2021

Në suaza të zhvillimit të vazhdueshëm dhe angazhimit për ngritjen e cilësisë dhe shërbimeve, Kolegji AAB ka themeluar Qendrën për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI).

Kjo qendër ka për qëllim të ofrojë shërbime të certifikuara të aftësimit dhe përkrahjes profesionale për personelin akademik dhe administrativ.

Përveç për stafin e AAB-së, këto shërbime do të ofrohen edhe për institucione të tjera arsimore e që do të jenë në funksion të ndërtimit të kapaciteteve akademike dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit dhe menaxhimit.

Share: