Janë publikuar rezultatet e edicionit të janarit, të ranglistës së universiteteve botërore Webometrics. Bazuar në këto rezultate, listës së universiteteve të Kosovës, sërish i prijnë Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës.
Sipas rezultateve të shpallura sot, në këtë ranglistë, lider i arsimit jopublik të Kosovës, vazhdon të mbetet Kolegji AAB, i cili pozicionimin e vet në raport me universtetet botërore e ka përmirësuar për 1107 vende, duke mbajtur kështu edhe pozicionin më të mirë të të gjitha institucioneve jopublike në rajon.
Ranglista e universiteteve botërore sipas Webometrics, shpall rezultatet dy herë në vit, në janar dhe në korrik ndërsa në të përfshihen rreth 30 mijë universitete botërore.