KOLEGJI AAB ZHVILLON NJË TAKIM ONLINE ME UNIVERSITETIN NGA ARGJENTINA

24 Nëntor 2025

Kolegji AAB zhvilloi një takim të frytshëm me UNSAM (Universidad Nacional de San Martín), Argjentinë, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mundësitë për shkëmbim akademik.

Në takim morën pjesë Drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UNSAM, Lovisa Ericson, Zv/Rektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB Venera Llunji, dhe Koordinatorja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Eriona Ajvazi.

Gjatë takimit u biseduan mundësitë për shkëmbime studentësh dhe stafit, iniciativa akademike të përbashkëta dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare. Të dy institucionet shprehën gatishmëri për të ndarë përvoja mësimdhënieje, për të marrë pjesë në konferenca dhe për t’iu bashkuar konsorcieve për thirrjet e ardhshme Erasmus+.

Përfaqësuesit e UNSAM-it janë ftuar të marrin pjesë virtualisht në seanca ekskluzive të Javës Ndërkombëtare të StafitKolegjit AAB, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe rrjetëzimin profesional. Ky bashkëpunim hap gjithashtu mundësi për konferenca të përbashkëta, ëebinare dhe artikuj të përbashkët në platforma ndërkombëtare duke shënuar një bashkëpunim të frytshëm dhe premtues.

Share: