Si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit, është mbajtur punëtoria me temën “Project Planning for 2027 Calls”.
Qëllimi i punëtorisë ishte të ofrojë një hapësirë bashkëpunimi dhe diskutimi për planifikimin e projekteve të ardhshme, në kuadër të thirrjeve për vitin 2027.
Pjesëmarrësit shkëmbyen idetë dhe mundësitë e bashkëpunimit, duke identifikuar fushat e përbashkëta të interesit për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.
Gjatë punëtorisë u trajtuan edhe hapat kryesorë të procesit të planifikimit të projekteve, ndërtimi i partneriteteve ndërmjet institucioneve dhe përgatitja për aplikime të suksesshme në thirrjet e radhës.



