Kolegjit AAB, dega në Gjakovë organizoi tryezën në temën “Perspektiva zhvillimore e Komunës së Gjakovës”

23 Maj 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015″, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, mbajti një tryezë në temën ” Perspektiva zhvillimore e Komunës së Gjakovës”,ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Republikës së Kosovës, përfaqësues të organizmave biznesorë dhe kompanive të suksesshme, profesorë dhe studentë të AAB-së, mysafirë dhe të interesuar të tjerë.

“Kosova, po ashtu edhe Gjakova karakterizohet me papunësi të madhe, prandaj të gjithë pyesim se çka po bën Qeveria në këtë aspekt. Mirëpo unë do ta shtroja pyetjen e kundërt, çka po bëjmë ne për ta ndihmuar Qeverinë në këtë aspekt. Zgjidhja për krizën është vetëm iniciativa private, e cila nuk do të thotë të jetë inovacion mirëpo shfrytëzimii modeleve më të mira nga bota”, ka thënë drejtoridegës së  AAB-së në Gjakovë,Jusuf Çarkaxhija. Z.Çarkaxhija, shton se njëra nga këto iniciativa është lidhja e internetit të shpejtë me ekonomi. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e tregtisë elektronike e cila na mundëson rritjen e punësimit sidomos në zonat rurale. Për këtë arsye fokusi duhet të orientohet nga Teknologjia Informative!

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci,   ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë Gjakovën nga institucioni të cilën e drejton: “Gjakova i ka një milion mundësi për zhvillim, ku e jona e përbashkët është që t’i gjejmë disa mundësi të përbashkëta”. Ministri Stavileci tha se një fushë e cila në të kaluarën ka qenë e nënvlerësuar, por e cila do të na jepte mundësi të punësimit masiv dhe të qëndrueshëm është  zhvillimi i agrobiznesit. Pra, në kuadër të konceptit të zhvillimit ekonomik rural, motor i zhvillimit dhe i punësimit duhet të jetë bujqësia dhe industria ushqimore”, theksoi ai. Ndërsa, kryetarja e Komunës së Gjakovës bëri një prezantim për gjendjen ekonomikeaktuale në Komunës e Gjakovës si dhe foli mbi sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet kjo komunë,që nga koha e represionit ndaj shqiptarëve si dhe në periudhën e pasluftës në Kosovë.“Komuna e Gjakovës në të kaluarën ka pasur më së paku bashkëpunim me qeverinë qendrore, ndërkohë që tani qasjet dhe raportet janë krejtësisht më ndryshe”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari- Lila.

Si një prej elementëve jo parësore dhe në dëm të biznesit, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka përmendur taksën në firmë e cila ishte vënë nga ish qeverisja, ndërkohë që në vitin e shkuar kjo taksë është hequr nga qeverisja aktuale. Duke u ndërlidhur me lehtësimet e krijuara për bizneset, Kryetarja Mimoza Kusari- Lila ka potencuar edhe ristrukturimin e bërë në Komunë duke ofruar përmirësimin në ofrimin e shërbimeve për regjistrim të bizneseve.

Kryetarja Kusari- Lila,për zhvillimet a arritura në Komunën e Gjakovës, ndër tjera është edhe hapja e një qendre për biznese të reja, e cila shërben për një ekonomi të re dhe të bazuar në kreativitet, siç është Qendra Inovative“Jakova Innovation Center”, poashtu edhe qendra e parë multi funksionale në Ballkan “Bone vet”. Po ashtu, ajo përmendi edhe faktin që Komuna e Gjakovës ka krijuar fondin nga buxheti i komunës për ndërmarrjet e reja, ku përparësi do të kenë të rinjtë dhe femrat që mund të përfitojnë nga ky fond. Megjithatë, kryetarja ka theksuar që mundësitë e zhvillimit lokal lidhen edhe me disa dikastere të nivelit qendror siç është rasti me zonën e lirë ekonomike dhe me funksionalizimin e aeroportit, që qytetarët e Komunës së Gjakovës janë duke pritur.

Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, ka theksuar se në bazë të analizave dhe të statistikave, ekonomia e Gjakovës dominohet nga mikro ndërmarrjet, ku prej mbi 6.700 bizneseve të regjistruara, 98 përqind e tyre janë mikro, ndërkohë që Gjakova nuk ka asnjë makro ndërmarrje me mbi 250 punëtorë. Ish ministri Bernard Nikaj, Afrim Batalli nga sektori prodhues dhe Fatos Stavileci nga sektori i teknologjisë informative kanë theksuar se Gjakova ka disa përparësi në fushën e biznesit dhe nëse krahasohet me të kaluarën tani po krijohen më shumë lehtësira për zhvillim të bizneseve. Sidomos në perspektivë të gjithëmbarshme si mundësi e trendëve zhvillimore janë përmendur teknologjia informative, bujqësia në zonat rurale, thithja e investimeve në zonat urbane, etj.

Në debat morën pjesë edhe shumë studentë të Fakultetit Ekonomik të cilët diskutuandhe dhanë vlerësime të ndryshme, mbi temën e debatuar.

Share: