Kolegjit AAB dhe Kolegji Universitar “Bedër”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

4 Mars 2017

Në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Kolegji AAB ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Universitar “Bedër”, nga Shqipëria.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Kolegjin AAB, në Prishtinë, nga rektorët e institucioneve respektive, prof. dr. Lulzim Tafa, Kolegji AAB dhe prof. dr. Ferdinand Gjana, Kolegji Universitar “Bedër”.  Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Përmes kësaj marrëveshjeje parashihet shkëmbimi i stafit akademik nëpërmjet fakulteteve, shkëmbimi i studentëve, aktivitete, leksikone dhe e-leksikone të përbashkëta, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike, bashkëpunimi ndërsjellë lidhur me organizimin e programeve të përbashkëta, etj..

Kolegji Universitar “Bedër”, me seli në Tiranë, Shqipëri, ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, ka 2 fakultete me 6departamente, të cilat ofrojnë 7 programe studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe 11 programe studimi të nivelit të dytë (master). Kolegji Universitar “Bedër” ofron programe studimi në fushën e degëve sociale.

Share: