Dr.Sc. Venera Llunji, Dr.Sc. Gazmend N. Abrashi, Dr.Sc. Ilir Bytyqi dhe Dr.Sc.Artan Fejzullahu ju shtuan së fundmi listës së gjatë të Doktorëve të shkencës në Kolegjin AAB.
Avancimi i stafit akademik është pjesë e prioriteteve të Kolegjit AAB të përcaktuara me strategjinë zhvillimore të AAB për periudhën e ardhshme pesë vjeçare.
Shumica e profesorëve dhe asistentëve kanë tituj akademik dhe gradë shkencore, duke bërë kështu Kolegjin AAB si institucionin arsimor me stafin më të kualifikuar për studime.
Të sapo doktoruarit janë pjesë e stafit akademik në Kolegjin AAB tash e një kohë të gjatë. Dr.Sc. Venera Llunji mbrojti doktoraturën e dytë të saj duke marrë titullin Doktor i Shkencave Filologjike në lëminë e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në South East European University.
Disertacionin e saj ajo e mbrojti me temën “Aspekti morfologjik, sintaksor dhe semantik i mbiemrave: Krahasim i përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”. Dr.Sc. Gazmend N.
Abrashi dikur student i Bachelor dhe Master në Kolegjin AAB, tani mori titullin Doktor Shkence në programin e Shkencave të Komunikimit Masiv-Gazetari në Fakultetin e Filologjisë të Univesitetit të Prishtinës me temën: “Përvojat e komunikimit organizativ në organizatat biznesore vendore dhe ato ndërkombëtare”.
Dr.Sc.Artan Fejzullahu poashtu më parë student i Kolegjit AAB, u bë Doktor i Shkencave Kushtetuese-Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Disertacionin e tij ai e mbrojti në temën: “Sfidat dhe problemet e organizimit dhe funksionimit të Administratës Shtetërore në Republikën e Kosovës”.
Dhe Dr.Sc. Ilir Bytyqi, mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike-drejtimi i Menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës në temën “Roli i Menaxhimit në Ndërrmarrjet Publike, rast studimi: Telekomi i Kosovës VALA sh.a”.
Stafi ynë, i përbërë tashmë nga shumë doktorë shkencash është i fokusuar tutje në procese të tilla avancuese brenda dhe jashtë vendit, duke rikonfirmuar pozicionin e tij si i pari nga të gjitha institucionet jopublike në vend.
Në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës janë edhe dhjetëra ish-studentë të Kolegjit AAB.