Kolegji AAB, pjesëmarrës në konferencën “Modeli i Bashkimit European Kosova 2017”

2 Qershor 2017

Kolegji AAB dhe Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime, në bashkëpunim me BETA Simulation of European Union Politics, hapën sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, konferencën gjashtëditore “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2017”.

Konferenca ka mbledhur mbi 100 të rinj nga e gjithë Evropa, SHBA, rajoni dhe Kosova dhe këtë vit temat që do të diskutohen janë: Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe Lufta kundër krimit të organizuar.

 Pjesëmarrësit do të përfaqësojnë shtetet e Bashkimit Evropian, duke treguar qëndrimet e tyre mbi temat e lartcekura dhe do të kenë role të ndryshme, duke filluar nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE), deputetë të Parlamentit Evropian, deri te përkthyes, gazetarë, lobistë dhe fotografë.

Dita e dytë e kësaj konference, ku do të simulohet mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së, do të mbahet në Kolegjin AAB, Prishtinë.

Kolegji AAB gjatë gjithë konferencës do të përfaqësohet me rreth 20 studentë.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Kolegjit AAB në Facebook.

Share: