Gjeneral-major Vincenzo Grasso qëndroi për vizitë në Kolegjin AAB, ku u njoftua me punën dhe funksionimin e Kolegjit AAB.
Gjatë kësaj vizite, gjenerali italian Grasso pohoi se ka dëgjuar fjalë shumë të mira për Kolegjin AAB dhe se në institucionet që ai ka punuar gjithmonë ka takuar të diplomuar të AAB-së, që sot mbajnë pozita të larta në institucione publike dhe private.
“Po ndihem shumë mirë sot këtu. Unë gjatë gjithë kohës kam dëgjuar për Kolegjin AAB. Të them të drejtën nuk prisja që ju jeni rritur kaq shumë! Ju keni gjithçka që i duhet një universiteti. Unë gjatë përvojave të mia në punët që i kam bërë kam takuar studentë e të diplomuar të Kolegjit AAB, ata janë shumë të përgatitur në profesionet e tyre. Dua të përmend që në të gjitha mediat e KFOR-it punën më të mirë e bëjnë studentët tuaj”, tha kolonel Grasso.
Në këtë vizitë Kolegjit AAB, gjenerali Grasso u prit nga prorektorët prof. Shemsedin Vehapi e prof.Hasan Saliu, me ç’ rast, prof.Vehapi e falenënderoi gjeneralin italian dhe trupat e tjerë të KFOR-it, të cilët kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Kolegjin AAB. Ai tha se Kolegji AAB çdo ditë po rritet e kjo falë viteve të punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme.
Të dy palët u pajtuan që së shpejti të kenë edhe bashkëpunime të tjera që do t’ i ndihmonin studentëve si, debate, praktika, mundësi punësimi, etj..
Vizita e gjeneralit italian të KFOR-it në AAB u organizua nga kryetarja e Unionit të Studentëve të AAB-së, Flaka Vitaku.