Përfaqësuesit e Kompanisë “Sutherland” me të cilët Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që nga viti i kaluar, së shpejti do të fillojnë me organizimin e trajnimeve në fushën e shitjes dhe të marketingut, për studentët që njohin gjuhën gjermane.
Marrëveshja e arritur më parë ka për qëllim ofrimin e mundësive për punësim për studentët e AAB-së, ndërsa përmes këtyre trajnimeve kandidatët potencialë synohet që të përgatiten sa më profesionalisht.
Kompania “Sutherland” është e lidhur me tregun në të cilin vepron ndërmarrja botërore Amazon, me seli në Gjermani.
Për të gjithë studentët e interesuar, së shpejti do të mbahet një ditë informuese dhe më pas do të vendoset për vazhdim të bashkëpunimit trepalësh: Kolegjit AAB, studentëve dhe Kompanisë “Sutherland”.
.