Në Kolegjin AAB është mbajtur me sukses Konferenca e Katërt Shkencore e Alumni për Gjuhësi, Letërsi, Didaktikë dhe Komunikim, organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Administratës Publike dhe Fakultetin e Komunikimit Masiv.
Partnerët e konferencës
Kjo konferencë bashkoi institucionet e arsimit të lartë nga rajoni, si: Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, Universiteti i Gjakovës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë.
Folëse kryesore Prof. Dr. Silvana Neshkovska
Prof.Dr.Silvana Neshkovska, si folëse kryesore në këtë konferencë, mbajti ligjëratë të hapur me temën “Justifying Violence in Wartime Narratives: Othering and Self-Representation of Political Discourse”. Ligjërata nxiti interes të madh dhe diskutime nga studentët pjesëmarrës.
Prezantime shkencore dhe tema të ndryshme
Në kuadër të konferencës, 55 pjesëmarrës prezantuan studimet e tyre, që përfshinin një gamë të gjerë temash, si: gjuhësi dhe letërsi bashkëkohore, metodologji të mësimdhënies së gjuhës angleze, edukimi në fëmijërinë e hershme, roli i medias dhe komunikimit në kontekste profesionale, administrata publike dhe integrimet socio-ekonomike.
Pjesëmarrja aktive në konferencë
Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, prof. Aida Alla, falënderoi dhe vlerësoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre, ndërsa falënderoi mentorët për bashkëpunimin me kandidatët.


