Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, mbahet Konferenca: “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”, e cila organizohet nën patronatin e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Terapisë Familjare dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim.
Hapja solemne e Konferencës “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”, do të bëhet: të premten, më 13 maj 2016, ora 09.30, objekti I, amfiteatri i madh, Kolegji AAB, Prishtinë
Pjesëmarrës të konferencë do të jenë një numër i madh i studiuesve nga vendi dhe më gjerë.
Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.
Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës, http://konferencat.aab-edu.net/cfd/
Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.