Zhvillohet konferenca shkencore mes Kolegjit AAB dhe Universitetit “Dokuz Eylül”

9 Dhjetor 2025

Është zhvilluar me sukses konferenca shkencore e organizuar në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB dhe Universiteti “Dokuz Eylül”.

Ngjarja u moderua nga Prof. Dr. Seyda Seren Intepeler, e cila drejtoi sesionet dhe prezantimet kryesore të konferencës.

Gjatë konferencës u prezantuan temat kryesore: “Exploring New Horizons: Future Directions from International Nurse Leaders in Nursing Care and Education” nga Dr. Hasan Fehmi Dirik dhe “Quality Indicators in Colonoscopy” nga Dr. Sci. Fadil Sherifi.

Kjo ngjarje përbën një moment të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke ofruar një platformë për ndërlidhjen e studiuesve dhe ekspertëve të fushës së shëndetit dhe infermierisë.

Share: