Konkurs – Bursa ndërkombëtare nga parlamenti gjerman

10 Mars 2015

Bundestagu gjerman, në bashkëpunim me Universitetin Freire-Berlin, Universitetin  Humbold – Berlin, dhe Universitetin për Teknologji-Berlin, ju fton për të aplikuar për Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) me qëndrim pesë mujor në Berlin. Bundestagu gjerman u ofron të rinjve mundësinë për t’u njohur me sistemin gjerman parlamentar dhe proceset e vendimmarrjes politike dhe për të fituar përvojë praktike të punës parlamentare gjatë 5 muajve të qëndrimit me një anëtar të Bundestagut. Pjesëmarrësit do të jenë të njoftuar me shumëllojshmërinë e detyrave të kryera në zyrën e Anëtarit, për shembull,  hartimin e fjalimeve, artikujve dhe letrave ose duke bërë punën përgatitore për seancat plenare.

Praktika do të zhvillohet nga 1 mars – 31 korrik 2016.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

•                    Diplomë universitare;

•                    Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (niveli B2);

•                    Nën moshën 30 vjeç në fillim të bursës;

•                    Qëllimi i karrierës: për të punuar në sektorin publik në vendin e origjinës (media, parti politike, shoqata, shërbime qeveritare, etj);

•                    Të jetë prej vendeve të kualifikuara: Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Francë, Gjeorgji, Greqi, Izrael, Kazakistan, Irak, Jordani, Liban, Marok, Territoret Palestineze, Siri, Qipro, Kosovë, Kroaci, Letoni, Lituani, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Poloni, Tunizi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Republika Çeke, Ukrainë, Hungari, Egjipt, Algjeri dhe SHBA.

Bursat ofrojnë:

•                    450 € në muaj;

•                    Strehim pa pagesë;

•                    Sigurim;

•                    Shpenzime të mbuluara të udhëtimit.

Procedura e aplikimit është e ndryshme për secilin vend. Ju mund të gjeni informacionet tuaja specifike për vendin tuaj KETU (në gjuhën gjermane).

Afati i fundit i paraqitjes është deri më 30 qershor 2015.

Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni faqen zyrtare. (në gjuhën gjermane).

Qendra për shërbime studentore dhe karrierë.

Share: