Krenare Cerkini, studente e Kolegjit AAB, në cilësinë e nënkryetares së Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), së bashku me Kryesinë e USK-së, së fundmi ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel, me qëllim të fillimit të procedurave për aplikimin e USK –së, në organizatën më të madhe studentore të Evropës, European Students Union (ESU).
Cerkini ka thënë se gjatë qëndrimit në Bruksel, delegacioni nga Kosova ka zhvilluar disa takime si me përfaqësuesit e Universitetit “Vrije” të Brukselit, me përfaqësuesit e Universitetit “Ghent” të Belgjikës si dhe me zëvendëspresidentin e Unionit të Studentëve të Evropës:
“Me konkretisht gjatë kësaj vizite kemi identifikuar hapat dhe procedurat e ndërkombëtarizimit, që studentët e Republikës së Kosovës të jenë pjesë organizatës më të madhe përfaqësuese të studentëve në Evropë”, tha ajo.
Krenarja shtoi se delegacioni nga Kosova, bashkërisht me përfaqësuesit nga MASHT-i, Edungburghu, Salzburgu dhe Spanja, ka takuar edhe ambasadorin z. Bernard Nikaj, i cili shprehu gatishmërinë e plotë për ta ndihmuar USK-në dhe gjithë studentët nga Kosova.