Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, pjesë e aktiviteteve përmbyllëse të Javës Globale të Ndërmarrësisë

21 Nëntor 2022

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, ka zhvilluar diskutim të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB në këtë komunë në kuadër të aktiviteteve të shumta të Javës Globale të Ndërmarrësisë.

Tematika e këtij diskutimi ishte “Roli i komunës në nxitjen dhe mbështetjen e inovacioneve”, ku kryetari Gjini tha se komuna e Gjakovës ka të ndarë një buxhet të caktuar për inovacion, ndërsa pritet edhe krijimi i dy qendrave inovative “Bone vet” dhe “Jakova Innovation Centre”.

Studentët kishin pyetje për Gjinin në lidhje me mosfunksionalizimin e zonës ekonomike në komunën e Gjakovës, për të cilën ai tha se ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe projekti është tejzgjatur si shkak i ndërrimit të pushteteve.

Tutje Gjini u pyet edhe për mbështetjen financiare sa u përket ideve të reja, pasi të rinjtë pohuan se kanë nevojë më së shumti për një përkrahje të tillë.

Share: