Në kuadër të lëndës “E drejta e konkurrencës” nga profesoresha Albana Pasjaqa, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës në Kosovë Neime Binaku ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik.
Fokusi i kësaj ligjërate ishte kryesisht për Autoritetin e Konkurrencës në Kosovë në përgjithësi, duke përfshirë zhvillimin e procedurave nga ky institucion.
Me anë të shembujve praktik dhe rasteve konkrete ajo demonstroi procesin e monitorimit dhe menaxhimit të konkurrencës në tregun kosovar.