Java e Sportit 2019 në Kolegjin AAB e organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, me sukses ka përfunduar aktivitetet e edicionit pranveror.
Me këtë rast, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit z. Fatmir Pireva, i përgëzoi studentët e Kolegjit AAB për lojërat fer të zhvilluara, pa incidente dhe pa lëndime. Ai po ashtu falënderoi referët dhe studentët organizatorë të këtij aktiviteti, të cilin e cilësoi të shkëlqyer.
Në këto aktivitete sportive morën pjesë 200 studentë, 25 ekipe në futsall, 8 në basketboll, 8 në volejboll dhe 18 në Ping-Pong, nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB.
Fitues në finalet e futbollit, basketbollit, volejbollit dhe ping pongut, dolën studentët nga Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit. Në fund të kësaj ngjarje u ndan kupat, medaljet edhe shpërblimet për ekipet fituese.