Kursi i radhës nga Edukimi i Vazhdueshëm Profesional do të mbahet me 10 nëntor

31 Tetor 2023
The next course from Continuing Professional Education will be held on November 10

Me datën 10 nëntor do të mbahet kursi i radhës ndërkombëtar i kategorisë së III-të duke filluar nga ora 09:00 – 14:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB. Tematika e këtij kursi do jetë “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të sistemit respirator” me ligjërueset Edona Gara dhe Edona Haxhija.

Ky kurs si gjithë kurset e tjera është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese. Në këto kurse mund të aplikojnë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore me interes për të mësuar rreth kujdesit që duhet të tregohet ndaj pacientëve me sëmundje të sistemit respirator.

Pagesa për studentë është 10 euro, kurse për profilet e tjera është 15 euro; fillimisht duhet të aplikoni në linkun: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/, pastaj pranoni emailin e aplikimit ndërsa pagesën duhet ta bëni në këtë numër të xhirollogarisë: TEB 2014 0000 0848 9233. Pagesa pas realizimit duhet të dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e asistentëve të Infermierisë jo më larg se një ditë (1) para datës se trajnimit apo përmes emailit: [email protected], jo më larg se një ditë (1) para datës së trajnimit.

Pjesëmarrja është e limituar!

Share: