Lamtumirë Fadil Vokrri!

9 Qershor 2018

Telegram ngushëllimi nga Kolegji AAB

Me rastin e vdekjes së Fadil Vokrrit, anëtar i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, në emër të studentëve dhe të stafit akademik të Kolegjit AAB, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

“Ikja e Fadil Vokrrit nga jeta, është humbje e pakompensueshme për futbollin dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi. Fadil Vokrri ngriti lart imazhin e futbollit kosovar, njëherë si futbollist dhe pastaj duke i hapur dyert Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.Humbja e Fadilit, do të jetë humbje e madhe edhe për Kolegjin AAB, ku si anëtar i Këshillit Drejtues, Fadili dha kontribut të çmuar në rritjen e institucionit tonë.Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të gjithë sportdashësit kosovarë! Puna dhe vepra e Fadilit do të mbeten të pavdekshme, gjithmonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.

 

 

Share: