Mbahet takimi  i dytë koordinues dhe trajnimi në kuadër të projektit “Let’s Play Maths” – Erasmus+

12 Gusht 2025

Është mbajtur me sukses aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Let’s Play Maths”, i financuar nga programi Erasmus+, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e metodave inovative të mësimdhënies së matematikës përmes lojës dhe përfshirjes sociale. Aktiviteti u zhvillua në Shkup, Maqedonia e Veriut, ku u mbajt edhe Takimi i Dytë Koordinues i projektit.

Në këtë takim morën pjesë akterët kryesorë të projektit:

Work Package 4 – Trajnimi i trajnerëve dhe përhapja e njohurive

Në kuadër të Work Package 4, janë trajnuar katër trajnerë nga Kolegji AAB, të cilët do të angazhohen në fazën e radhës për të trajnuar katër profesorë të Kolegjit AAB (fakulteti përkatës do të përcaktohet më vonë).

Më pas, këta profesorë do të trajnojnë 20 studentë të Kolegjit AAB në përmbajtjen për të cilën janë përgatitur.

Në fazën tjetër të projektit, studentët e trajnuar do të angazhohen në trajnimin e 20 mësimdhënësve të shkollave fillore nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Pas përfundimit të trajnimeve, mësimdhënësit do të organizojnë aktivitete edukative me së paku 500 fëmijë të moshës 6–9 vjeç (klasat 1–3), duke integruar teknikat e reja të të nxënit në klasat e tyre.

Share: