Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB organizon ligjëratë hibride me Universitetin e Szeged, Hungari

10 Dhjetor 2025

Fakultetin e Gjuhëve të HuajaKolegji AAB u zhvillua një ligjëratë hibride në kuadër të lëndës së Letërsisë Amerikane. Ligjërata me temën “A Brief Survey of Modern American Drama: Eugene O’Neill, Tennessee Williams, Arthur Miller and Edward Albee” u mbajt nga Prof. Assoc. Dr. Réka M. Cristian, ligjëruese në Departamentin e Studimeve Amerikane, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Shoqërore të Universitetit të Szeged, Hungari.

Profesoresha, një studiuese e njohur ndërkombëtarisht për kontributet në fushën e letërsisë moderne amerikane, teorive të studimeve amerikane dhe studimeve filmike, paraqiti një historik të zhvillimit të dramës në SHBA, duke u fokusuar në periudhën moderne.

Gjatë ligjëratës, ajo ofroi një analizë kritike dhe perspektiva të reja mbi rolin, kontributin dhe veprat e katër dramaturgëve të shquar: Eugene O’Neill, Tennessee Williams, Arthur Miller dhe Edward Albee. Kjo temë është pjesë e programit akademik të lëndës dhe zhvillimi i ligjëratës u koordinua me profesorin e lëndës, Fatmir Ramadani, i cili e ftoi profesoreshën për këtë bashkëpunim.

Studentët morën pjesë me interes të lartë, duke kontribuar me pyetje dhe diskutime të ndryshme.

Share: