Ligjëratë mbi temën “Drejtësia Tranzicionale” për studentët e Fakultetit Juridik në Ferizaj

23 Mars 2022

Në kampusin e Kolegjit AAB në Ferizaj u mbajt ligjërata mbi temën “Drejtësia Tranzicionale” nga organizata “Humanitarian Law Center Kosovo”, me studentët e vitit të II-të të drejtimit Juridik i Përgjithshëm. Kjo ligjëratë kishte në fokus ngjarjet e luftës në Kosovë, të drejtat e viktimave dhe familjeve të viktimave sot, gjykimet për krime lufte dhe format tjera të ballafaqimit me të kaluarën.

Ligjërata të tilla mbahen që nga viti 2013 në universitete dhe shkolla të mesme të Kosovës, me miratimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe DKA-së.

Share: