Të nderuar studentë,
kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e organizuar nga Kolegji AAB me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin, me temën “Qeverisja lokale me theks të veçantë Komuna e Pejës”
Ligjërata do të mbahet të premtën, më 9 mars 2018, nga ora 11: 00 në Qendrën Mediale, objekti VI, Kolegji AAB, Prishtinë.
Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit.