Lutfi Haziri: “Demarkacioni votohet të marten!”

16 Mars 2018

Seria e debateve të organizuara nga Kolegji AAB për qeverisjen lokale në Kosovë, ka vazhduar sot me kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri.

Në këtë takim me studentët dhe stafin akademik të Kolegjit AAB, z.Haziri ka folur për  qeverisjen në Komunën e Gjilanit, miratimin e ligjeve të reja që do t’ i ndihmonin kësaj komune në zhvillimin ekonomik dhe arsimor e çështje të tjera me të cilat preokupohen qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Duke folur për sektorin e arsimit, ai falënderoi Kolegjin AAB për bashkëpunimin dhe ndihmën që i ka ofruar studentëve nga komuna e Gjilanit: “Falënderoj shumë AAB që ka mbështetur studentët e Gjilanit, nga të cilët 16 me bursë njëvjeçare dhe 5 të tjerë me bursë të plotë studiojnë këtu”, tha Haziri.

Kryetari gjilanas, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, ka folur edhe për zhvillime taktuale politike në vend.  Ai ka përmendur edhe çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, që sipas tij do të votohet të martën në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji me malazezët është vendimi ma i lehtë që Kosova do ta ketë të marten. Demarkacioni do të votohet! Nëse ky ligj për tri vjet e gjysmë nuk ka arritur të miratohet, imagjinojeni sa të rëndë e kanë vendimin e dytë – miratimin e statutit të komunave me shumicë serbe, që duhet ta miratojë Qeveria, jo Kuvendi”, ka thënë Haziri.

Duke folur për zgjedhjet brendapartiake në LDK që do të mbahen në vitin 2019, z.Haziri nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që ai të jetë në krye të këtij subjekti politik.

 “Duke e pasur parasyshë gjendjen e kryetarit të LDK-së, mungesën e tij për këtë kohë, në qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e rregullta politike dhe njëri ndër kandidatët mund të jem edhe unë definitivisht, por për momentin nuk e kemi në agjendë”, ka deklaruar Haziri.

Kryetari gjilanas, ka inkurajuaj studentët që të vazhdojnë me angazhimet e tyre akademike, sepse siç ka thënë ai. të gjithë të rinjët e Kosovës janë padyshim shpresa që shteti i Kosovës ka, dhe vetëm duke punuar e studiuar, gjendja aktuale do të ndryshojë.

Share: