Në kuadër të aktivitetve akademike në Kolegjin AAB, studentët e Fakultetit Juridik dhe ata të Administratës Publike patën mundësinë të ndjekin ligjëratën nga majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Erblin Çoçaj.
Gjatë kësaj ligjërate, ai prezantoi para studentëve rolin dhe misionin e FSK-së, duke shpjeguar detyrat dhe përgjegjësitë që ka kjo forcë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
Çoçaj tregoi edhe për opsionet e studimeve në akademitë ushtarake jashtë vendit, ku disa kadetë nga Kosova patën rastin të ndjekin studimet ushtarake në shtete të ndryshme, ndër to edhe në Turqi dhe Kroaci.
Studentët u informuan edhe për kriteret bazë të aplikimit për t’u bërë pjesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata gjithashtu dëgjuan më detajisht rreth përvojave, sfidave dhe rëndësisë së shërbimeve ushtarake për vendin.

