Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe kompanisë ”Pretera”

11 Mars 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka krijuar partneritet të ri me kompaninë “Pretera”, e cila është mundësuar nga Qendra për Karrierë, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional.

Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Arben Ahmeti dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Dardan Prebeza, theksuan se kjo marrëveshje përfshinë aktivitete të përbashkëta, praktikë profesionale dhe punëtori të ndryshme që kontribuojnë në avancimin profesional të studentëve.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve e konsideruan këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së studentëve për sfidat dhe kërkesat e tregut në fushën e tekonologjisë.

Share: