Prishtinë, 26 shtator 2025 – Policia e Kosovës bashkë me Kolegji AAB dhe RIT Kosovo (A.U.K) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me synim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike në fushën e teknologjisë informative, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe Dr.sc. Blerim Olluri, Rektor i Kolegjit AAB, në një ceremoni solemne të mbajtur në Prishtinë.
Ky partneritet synon jo vetëm ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike, por edhe krijimin e mundësive konkrete për studentët dhe stafin akademik që të angazhohen në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë publike dhe zhvillimin teknologjik të vendit.
Qëllimet dhe fushat e bashkëpunimit
Në kuadër të marrëveshjes, Policia e Kosovës dhe Kolegji AAB do të bashkëpunojnë në këto fusha:
Për më shumë informacione mbi partneritetin dhe aktivitetet e Kolegjit AAB, vizitoni faqen zyrtare: https:aab-edu.net