Mbahen intervistat me partnerin e ri gjerman, Qendra Psikiatrike Emmendingen

4 Shkurt 2022

Studentët e Infermierisë së Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, për dy ditë radhazi janë intervistuar nga drejtori i Infermierisë së Qendrës Psikiatrike në Emmendingen, z. Jeton Himaj.

Spitali Psikiatrik Emmendingen është një ndër spitalet akademike më të mira në Gjermani, i cili mbulon spektrin e kujdesit për shëndetin mendor.

Pas intervistave, z. Himaj është shprehur tejet i kënaqur me cilësinë e aplikantëve për punësim, posaçërisht me nivelin e njohurive të gjuhës gjermane si dhe gatishmërinë e studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim për tu bërë pjesë e personelit të klinikës të cilën ai e përfaqëson, duke garantuar përkrahje dhe ndihmë profesionale gjatë procesit së përgatitjes së tyre për nisjen në Gjermani dhe mbështetje në integrimin e tyre atje.

Share: