Mbahet dita e dytë e Konferencës së Studimeve Gjinore – Zhvillohen seminare, tryeza të rrumbullakta e ligjërata të veçanta

6 Maj 2023
The second day of the Gender Studies Conference is held - seminars, round tables and special lectures are held

Dita e dytë e Konferencës së Studimeve Gjinore ka qenë përplot aktivitete të cilat ndërlidheshin edhe me studentë nga fakultete të ndryshme.

Së pari për një ligjëratë speciale ishte e ftuar Blendë Pira, koordinatore e programit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS).

Duke vazhduar më pas me një simulim rasti të dhunës në familje në sallën e gjyqit të Kolegjit AAB, me profesoreshën e Fakultetit Juridik, Ganimete Ismajli, dhe studentët e këtij fakulteti.

Dita e dytë e konferencës u përmbyll me një tryezë të rrumbullaktë ku studentët e Kolegjit AAB nga fakultete të ndryshme bashkëbiseduan e diskutuan rreth të drejtave të grave dhe studimeve gjinore.

Share: