Mbahet konferenca e dytë shkencore e organizuar nga Universiteti Fan S. Noli me partner Kolegjin AAB

3 Qershor 2024

Është mbajtur konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me titull “Multilingualism, Innovation and Digitalization in the Light of European Education Policies”, e organizuar nga Universiteti i Korçës Fan S. Noli, në të cilën Kolegji AAB ishte partner.

Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Aida Alla dhe profesoresha Uranela Demaj përfaqësuan Kolegjin AAB në këtë organizim, përmes prezantimeve të tyre nga fusha e studimeve përkthimore dhe sociolinguistikës.

Dekanja Alla, në prezantimin e saj theksoi rëndësinë e perifrazimit në procesin e përkthimit për të sjellë tekst sa më të pranueshëm në gjuhën mbërritëse.

Kurse profesoresha Demaj, prezantoi një punim me fokus në shumëgjuhësinë dhe dinamikat historike në mjediset urbane të Prishtinës.

Partneritete të tilla të Kolegjit AAB rrisin bashkëpunimin dhe rrjetëzimin me universitetet në rajon dhe nxisin krijimin e projekteve të reja shkencore në të ardhmen.

Share: