Mbahet kursi i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB

15 Mars 2023
The next course is held within the Continuing Professional Education at AAB College

Është mbajtur kursi ndërkombëtar i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB, me temën “Roli i infermierëve në menaxhimin e infeksioneve intraspitalore (nozokomiale)”.

Fokusi i këtij kursi ishte tek etiologjia dhe rehabilitimi i pacientëve me probleme të ndryshme dhe mundësia e infektimit me infeksione sekondare brenda spitalore, duke u munduar që mos të biem pre e vlerësimit të një rastësie. Në ndërkohë pati edhe interaksion me të pranishmit duke dëgjuar pyetje, apo përvoja të tyre në lidhje me këtë temë.

Ky kurs si gjithë kurset e mëparshme është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.

Share: