Mbahet ligjërata me rol informues për studentët e Fakultetit të Radiologjisë nga profesori Sehad Kadiri

22 Maj 2024

Me temën “Rëndësia e vetëdijësimit shoqëror në parandalimin e ekspozimeve të panevojshme ndaj rrezatimeve jonizuese dhe roli në zvogëlimin e dozës kolektive”, është mbajtur ligjëratë nga profesori Sehad Kadiri.

Në këtë ligjëratë morën pjesë studentët e Fakultetit të Radiologjisë por edhe të interesuar të tjerë, për të mësuar më shumë mbi sfidat dhe rëndësinë e vetëdijësimit shoqëror në parandalimin e ekspozimeve të panevojshme ndaj rrezatimeve jonizuese dhe rolit në zvogëlimin e dozës kolektive.

Profesor Kadiri, përmes një prezantimi foli për rreziqet që mund të jenë të pranishme gjatë rrezatimit, se si të evitohen ato, moshat që rrezikohen më shumë, sëmundjet që mund të vinë si pasojë e rrezatimit etj.

Studentët në fund të ligjëratës patën pyetje rreth këtyre efekteve afatgjate që mund të ketë rrezatimi në shëndet të çdo personi, përfshirë edhe tek personeli shëndetësor.

Share: