Në kuadër të “Programit Veror 2022” të organizuar nga QAPI për zhvillimin profesional të personelit, të shtunën më 16 korrik 2022, nga ora 09:00-16:00, në Qendrën Mediale do të mbahet moduli i parë: “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve”, me trajnerët Naser Zabeli dhe Arbërore Bicaj.
Ky modul i shndërron parimet e pedagogjisë së të rriturve në praktika të mësimdhënies në arsimin e lartë.
Tetë parimet e të mësuarit të të rriturve diskutohen në kontekstin e praktikave të tanishme dhe në kontekstin e shkëmbimit / ndërtimit të praktikave të mësimdhënies me qëllim të sigurimit të qasjes me studentin në qendër dhe për rritjen e efikasitetit të studimeve.
Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të Programit Veror 2022 të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatoret: Diana Qarkaxhija ([email protected], dhe Gresa Makolli ([email protected]).